Përfaqësuesja e Zvicrës e ka fituar ndeshjen e parë miqësore në muajin qershor para Euro 2024.
Helvetikët kanë triumfuar me rezultat 4-0 ndaj Estonisë, në një ndeshje ku shkëlqeu edhe ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri.
Sulmuesi i Chicago Fire ka shënuar golin e fundit në këtë sfidë duke konfirmuar se ndodhet në formë shumë të mirë para Kampionatit Evropian.
Gjilanasi pas ndeshjes ka thënë se Estonia u mbrojt shumë mirë dhe se për ta është e rëndësishme secila ndeshje pasi iu shërben shumë.
“Estonia është mbrojtur shumë mirë. Gjithë javën kemi ushtruar në sulm për të parë si do ta mposhtim atë. Mbrojtja ishte po ashtu solide”.