Katër persona e rrahin një person në këtë fshat të Podujevës

Policia e Kosovës ka njoftuar se katër persona kanë sulmuar fizikisht tjetër në fshatin Gërdoc të Podujevës.

Sipas njoftimit të policisë, viktima ka marrë lëndime të lehta trupore.

Derisa rasti ka kaluar në hetime.

Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:

Gërdoc / 03.06.2024 – 18:00. Më 05.06.2024 është raportuar se në kohën e cekur 4 të dyshuar meshkuj kosovarë kanë sulmuar fizikisht një mashkull kosovar. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore. Rasti nën hetime.