Rrënimi i 12 shtëpive pa leje në Bardhosh, aktivizohet prokuroria

Screenshot

Një ditë më parë ka nisur rrënimi i dymbëdhjetë shtëpive, që dyshohet të jenë ndërtuar ilegalisht në fshatin Bardhosh të Prishtinës.

E pas raportimit të mediave është aktivizuar Prokuroria Themelore në Prishtinë, e cila ka autorizuar Policinë e Kosovës, për  për grumbullimin e informatave dhe provave me qëllim të verifikimit të këtyre informacioneve.

“ Prokuroria Themelore në Prishtinë, ju njofton se pas publikimit në media lidhur me dyshimet se në Komunën e Prishtinës, më konkretisht në lagjen e re në fshatin “Bardhosh” të Prishtinës janë duke u ndërtuar 12 shtëpi pa leje, Prokurori i Shtetit njëherazi Koordinatori i krimeve kundër mjedisit,  ka autorizuar Policinë e Kosovës për grumbullimin e informatave dhe provave me qëllim të verifikimit të këtyre informacioneve. Prokuroria Themelore në Prishtinë mbetet e përkushtuar që të trajtojë çdo informacion i cili paraqet dyshime për vepra penale të cilat ndiqen sipas detyrës zyrtare”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.