Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24- orëve të fundit janë raportuar 79 aksidente trafiku, prej të cilave një ka përfunduar me pasoja fatale, 19 me persona të lënduar dhe 59 të tjera me dëme materiale.
Sipas policisë, aksidentet kanë ndodhur në të gjitha rajonet e vendit, ndërsa ai me pasoja fatale ka ndodhur në Sllatinë të Fushë-Kosovës.
Ndaj të gjithë atyre që kanë shkelur rregullat e trafikut, policia ka shqiptuar 1982 gjoba kundërvajtëse.