Njësia Fast Kosova dhe njësia e Krimit të Organizuar, në koordinim me Prokurorinë Speciale kanë arrestuar një person në Prishtinë.
Kjo është bërë pas pranimit të urdhër-arresteve ndërkombëtare nga autoritetet e Shqipërisë, ndaj dy të dyshuarave meshkuj shqiptarë.
Gjatë kontrollit në njërin lokacion, kanë arrestuar njërin nga të dyshuarit ku pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njëri nga të dyshuarit është arrestuar, ndërsa i dyshuari tjetër është ende në arrati.
‘’Hajvali dhe Lagjja e Spitalit, Prishtinë 07.06.2024, 06:50. Pas pranimit të urdhër-arresteve ndërkombëtare nga autoritetet e Shqipërisë, ndaj dy të dyshuarave meshkuj shqiptarë, njësia Fast Kosova dhe njësia e Krimit të Organizuar, në koordinim me Prokurorinë Speciale, kanë kryer kontrolle në dy lokacione. Gjatë kontrollit në njërin lokacion, kanë arrestuar njërin nga të dyshuarit dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër nuk është hasur”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.