Objekti në Mitrovicën Veriore, i famëkeqit Oliver Ivanoviq, nuk është më pronë e familjes dhe e partisë së tij (Iniciativa Qytetare SDP). Kjo ngase, institucionet e Republikës së Kosovës, konkretisht Agjencia e Privatizimit ka nxjerr në shitje pronën, e cila i takonte shtetit.
Biznesmeni i njohur, Burim Fazliu ka konfirmuar për Indeksonlinen se ai tashmë është pronar legjitim.
“Ka dalë në ankand prej AKP-së, kam apliku dhe e kamë ble. I kam ofruar 102 mijë euro. Tash kismet me e rrëzu dhe me maru banesa”, u shpreh ai.
Kujtojmë se në vitin 2018 kryetari i Iniciativës Qytetare, SDP, Olivier Ivanoviq ishtë vrarë në Mitrovicën Veriore. Ai dyshohej se ishte qëlluar nga një veturë në lëvizje afër zyrave të partisë.
Për të raportohej se gjatë luftës në Kosovë ai ishte i uniformuar dhe i armatosur në mbrojte të politikave serbe.
Ivanoviqi u dënua për krime lufte të kryera në vitin 1999 me 9 vjet burgim, ndërsa më vonë rasti ndaj tij është kthyer në rigjykim.