Aksidentohen tri automjete në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë ku janë përfshirë tri automjete.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me rastin.

Dëmet materiale janë të konsiderueshme ndërsa për të lënduar ende nuk është njoftuar zyrtarisht.