Kapiteni i kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti, në një intervistë për ‘Gazzetta dello Sport’, ka folur për duelin kundër Italisë.
Kuqezinjtë dhe Italia do të ndeshen të shtunën mbrëma në ndeshjen e parë të EURO 2024.
Mbrojtësi shqiptar thotë se njeh potencialin e Italisë, por ai beson se Shqipëria është gati për të bërë suprizën në Evropianin ‘Gjermani 2024.
“E njoh potencialin teknik të një skuadre që po festonte fitimin e turneut tre vjet më parë dhe të një futbolli të përmbledhur mirë nga ajo që kanë bërë klubet në Evropë. Pas vitit 2021 kombëtarja ka pasur ulje-ngritje, por është e qartë të thuhet se nuk duhet ta nënvlerësojmë, por ta respektojmë. Eshtë gjithmonë Italia”, ka thënë Gjimshiti.
“Në futboll gjithmonë ka surpriza”, ka theksuar kapiteni i kuqezinjve.
Kampionati Evropian nis më 14 qershor, derisa Shqipëria është pjesë e Evropianit për të dytën herë në historinë e tyre.
Shqipëria është në Grup me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.