Klubi i Bizneseve e ka filluar vizitën zyrtare në ShBA.
Vizitën ata e filluar duke vendosur një buqetë lule në varrezat nacionale të Arlingtonit, aty ku prehen të rënët për liri të ushtrisë amerikane.
“Vizitën tonë e filluam duke vendosur një buqetë lule në varrezat nacionale të Arlingtonit, aty ku prehen të rënët për liri të ushtrisë amerikane. Në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, kujtojmë me mirënjohje sakrificën e ushtarëve amerikanë dhe të vendeve të tjera të NATO-s, si dhe luftën e drejtë të UÇK-së, që sollën lirinë për popullin tonë. Gjithmonë mirënjohës. Gjithmonë falënderues”, thuhet në njoftim.
Tutje ata thanë se partneriteti me Shtetet e Bashkuara ka qenë dhe vazhdon të jetë thelbësor për zhvillimin dhe sigurinë e Kosovës.
“Partneriteti me Shtetet e Bashkuara ka qenë dhe vazhdon të jetë thelbësor për zhvillimin dhe sigurinë e Kosovës. Mbështetja e tyre ka ndihmuar në ndërtimin e një shoqërie të lirë dhe demokratike, duke forcuar institucionet tona dhe duke krijuar mundësi të reja për të gjithë qytetarët. Mirënjohje për miqësinë dhe përkushtimin e tyre për paqe dhe stabilitet në rajonin tonë. Bashkëpunimi ynë është një gur themel i suksesit tonë të përbashkët”, thuhet tutje në njoftim.