Një hajni klasike është parë mbrëmë rreth orës 20:05 te rruga C në Prishtinë.
Gjersa shoferja kishte parkuar afër lokalit Toks Bar, hajnat arrijnë të futen në veturë për të vjedhur gjësende me vlerë brenda pak minutave.
Pronarja e veturës ka kërkuar nga organet e rendit dhe nga qytetarët që të ndihmojnë në identifikimin e shpejt të personave që kanë kryer vjedhjen.
Vjedhjet te rruga C janë bërë të shpeshta, prandaj duhet të bëni kujdes në mbylljen e dyerve të veturave në secilin rast.