Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka pranuar me shqetësim informatën se është vandalizuar logo e organizatës joqeveritare Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA.
Në njoftim, bëhet e ditur se vandalizimi i logos së organizatës ka ndodhur pas transmetimit të emisionit “Ngjyrat e dashurisë”, dhe vendosjes së flamurit të komunitetit LGBTIQ+, në ballkonin e QIKA-s.
Për AGK-në, ky akt është i papranueshëm, i shëmtuar dhe sulm i drejtpërdrejt ndaj të drejtave të njeriut dhe lirisë së shprehjes, e medias.
“Vandalizimi i logos së QIKA-s, kontribuon në gjuhën e urrejtjes dhe sulmeve verbale ndaj personave të komunitetit LGBTIQ+, prandaj i bëjmë thirrje Policisë që të hetojë rastin me urgjencë. Për më tepër, që nuk është hera e parë që kjo organizatë është cak i sulmeve të ngjashme”, thuhet në reagim.