Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se pas transmetimit të emisionit QIKA në ekran me temën “Ngjyrat e dashurisë” zyra e QIKA-s në Prishtinë është sulmuar dhe logoja është vandalizuar me ngjyrë të zezë.
Në njoftimin e kësaj organizate thuhet se ky është sulm ndaj aktivizimit për të drejtat e njeriut.
Lexoni të plotë njoftimin e QIKA-s:
Në vazhdën e sulmeve homofobike, bifobike e transfobike ndaj personave LGBTIQ+ dhe mbështetësve, është sulmuar zyra e QIKA në Prishtinë.
Pas transmetimit të emisionit ‘Ngjyrat e dashurisë’, vendosjes së flamurit të komunitetit në ballkonin e QIKA-s, dhe raportimeve të vazhdueshme mbi aktivitetet e Javës së Krenarisë, persona të panjohur kanë vandalizuar me sprej me ngjyrë të zezë logon pranë zyrës së QIKA-s.