Policia e Kosovës ka njoftuar se është raportuar i zhdukur një djalë nga Podujeva.
Në njoftimin 24 orësh, thuhet se rasti është duke u hetuar.
Njoftimi i plotë:
PERSON I ZHDUKUR
Podujevë / 08.06.2024 – 07:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar.