Një burrë është arrestuar në Prishtinë, pasi që nëpërmjet telefonit kishte kanosur një femër. Pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se nëpërmjet telefonit e kishte kanosur viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.