Policia e Kosovës ka arrestuar një person në rajonin e Prishtinës, i dyshuar për zjarrvënie të raportuar me datën 10 qershor. Rasti ka ndodhur në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë, ku janë përfshirë nga zjarri tri vetura, njofto policia.
Personi i arrestuar, M.Rr, mashkull, 36 vjeç, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Policia po vazhdon punën në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale, me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikim dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale”, thuhet në njoftim.