Ish-punëtorët e ‘Rilindjes”, për të premten, kanë paralajmëruar protestë para AKP-së në Prishtinë. Protesta parashihet të mbahet në orën 11:00.
“Punonjësit e NGB”Rilindja” organizojnë një tubim protestues në shenjë pakënaqësie për mos realizimin e disa të drejtave që kanë të bëjnë me 20 për qindëshin. Këtij tubimi paqësor pritet t’i bashkohen edhe punonjës e sindikalistë nga OP “Drenica”, nga Radio Televizionin i Prishtinës, revista “TAN” dhe të tjerë të pa kënaqur me AKP-në”, thuhet në njoftim.