Policia e Kosovës dje rreth orës 18:10 ka arrestuar një person në Prishtinë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “blerje, posedim, shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve & sulm ndaj personit zyrtar”.
Gjatë kontrollit në trup dhe në veturën e tij i janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale: 6 qese me narkotikë të llojit marihuanë në peshë 5.4 gramë.
Me vendim të prokurorit është bërë kontroll në dy lokacione ku janë gjetur dhe konfiskuar: një sasi narkotikë e llojit marihuanë në peshë 102.5 gramë, 3.9 gram kokainë, një sasi e qeseve të zbrazëta, një peshore digjitale për matje, një telefon celular dhe 282 euro para kesh.
“I dyshuari me qëllim të shmangies arrestimit dhe ndalimit, me veturën e tij e ka goditur veturën zyrtare të policisë duke i shkaktuar dëme materiale si dhe dy zyrtarëve policorë iu ka shkaktuar lëndime trupore. I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.