Komuna e Podujevës njofton të gjithë qytetarët se do të fillojë fazën e tretë të dezinsektimit të hapësirave përreth lumit Llap dhe lumit Dumnica.
Sipas njoftimit dezinsektimi i hapësirave të jashtme bëhet me qëllim të zvogëlimit të insketeve fluturuese (mushkonjave dhe insekteve tjera) si masë parandaluese e përhapjes së sëmundjeve infektive, ku si bartës janë insektet e ndryshme.
Dezinsektimi i hapësirave të jashtme fillon nga data 14.06.2024 deri më datën 15.06.2024.
“Më datën 14.06.2024 –do të bëhet dezinsektimi rreth lumit Llap, pjesa e qytetit Podujevë dhe fshatrat Peran, Bajçinë, Dobërdol, Sekiraçë, Gllamnik, Siboc i Epërm dhe Penuhë.
Më datën 15.06.2024- do të bëhet dezinsektimi rreth lumit Llap në Lluga, Lluzhan, Shakovicë, Lupç i Poshtëm, Sfeçël, Dumosh, Siboc i Poshtëm dhe Bellopojë.
Dezinsektimi përreth lumenjve fillon nga ora 08:00 në mëngjes, kurse dezinsektimi i qytetit, rrugëve, rrugicave dhe parqeve fillon nga ora 20:00”, thuhet në njoftim.
Komuna ju bënë thirrje qytetarëve që gjatë kësaj kohe t’i mbajnë të mbyllura dritaret në mënyrë që gjatë dezinsektimit të qytetit të mos futen insektet brenda hapësirave të banimit, në rast të përkeqësimit të kushteve.
Po ashtu komuna njofton Shoqatat e Bletarëve dhe pronarët e bletëve që për shkaqe të sigurisë së bletëve të tyre, ditëve të cekura si më lartë të mos i lëshojnë bletët jashtë koshereve gjatë kohës kur do të bëhet dezinsektimi.