Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Shkup, për të marrë pjesë në Samitin e krerëve të shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).
Në këtë Samit, presidentja Osmani do t’u bashkohet krerëve të shteteve pjesëmarrëse për të biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë për të garantuar paqe, siguri, stabilitet, zhvillim ekonomik, politik e shoqëror në rajon.
“Përgjatë qëndrimit në Shkup, presidentja Osmani do të zhvillojë edhe takime të tjera”, thuhet në njoftimin e presidencës.