Shefi i Shtabit të Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, Admirali Sir Tony Radakin, ka theksuar se ushtarët britanikë shërbyen dhe po vazhdojnë të shërbejnë në mbështetje të sovranitetit të Kosovës.
“Shënuam shërbimin dhe sakrificën e pjesëtarëve të Forcave tona të Armatosura që shërbyen në operacionet britanike dhe të NATO-s në Kosovë, si dhe të trupave tona që vazhdojnë të mbështesin sovranitetin e Kosovës edhe sot përmes misionit KFOR të NATO-s. Faleminderit”, shkroi Admirali britanik Sir Tony Radakin në platformën ‘X’.