Ylli i Interit, Marcus Thuram në një intervistë për ‘AS’, ka thënë së është i lumtur që është pjesë e kampionëve të Italisë.
Thuram ka dhënë kontribut të madh në suksesin e skuadrës Zikaltër në sezonin që lamë prapa, ku internistët fituan titullin e kampionit në Serie A.
Ai thotë se po përmirësohet çdo ditë tek Interi. Thuram pohon se ka zbuluar gjera të reja në skuadrën e Simone Inzaghit.
“Çdo ditë jap maksimumin për t’u përmirësuar, për të dhënë maksimumin. Në Inter kam zbuluar gjëra të reja, në krahasim me Monchegladbach”, ka thënë Thuram.
“Interi është një dimension tjetër, sepse nis me synimin për të fituar Scudeton. Kam vënë re një ndryshim edhe përsa i përket mentalitetit. Çdo ndeshje në Inter është e rëndësishme dhe çdo minutë është thelbësor në përpjekjen për të fituar Scudeton”, ka pohuar ai.