Mbi 1 mijë e 500 qytetarë nga Kosova kanë udhëtuar disa ditë më parë drejt vendeve të shenjta.
Por një prej qytetarëve i cili shkoi për të kryer haxhin njoftohet të ketë ndërruar jetë në Qabe.
Muharrem Gashi nga Podujeva është besimtari mysliman i cili ndërroi jetë gjatë kryerjes së haxhit.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga familjarët.
“Te dashur miq shokë familjarë ju njoftojmë se ka ndrruar jet baba jonë Muharrem H Gashi vdekja ka ndodhur ne qabe atje ku shkoj ta kryej obligimin fetar.
Ai do të varroset në Mekë.