Gjiganti italian, AC Milan ka gjetur trajnerin e ri.
Bëhet fjalë për portugezin Paulo Fonsecan, i cili do të marrë drejtimin e skuadrës pas shkarkimit të Stefano Piolit.
Fonseca, do të menaxhojë në Serie A për herë të dytë në karrierën e tij si trajner pasi që më parë ishte te Roma.
Trajneri portugez, sezonin që lam pas ishte trajner i Lille ku kishte si lojtar, Edon Zhegrovën.
Fonseca, ka menaxhuar më parë edhe Shakhtar Donetskun, Porton, Bragën dhe Paços de Ferreira.