Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka apeluar që therja e kurbaneve të bëhet vetëm në thertoret e licencuara.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka thënë se ‘therja jashtë këtyre objekteve, përveçse se përben shkelje ligjore ajo rrezikon shëndetin e përgjithshëm publik. Tani qe po mbretërojnë temperatura të larta, rrisin rrezikun e kontaminimit të produkteve qe i ekspozohen të nxehtit’.
“Objektet e thertoreve përveç se janë nën mbikëqyrje kontrolli, ku secila kafshë i nënshtrohet inspektimit para therjes, gjatë procesit të therjes dhe pas therjes, ato posedojnë frigoriferë, kushte teknike sanitare dhe higjienike”, thekson AUV.
Sipas AUV-së, në transport duhet të përdoren mjete adekuate duke respektuar kushtet për mirëqenie të kafshëve.
Gjithashtu është kërkuar që tregtimet të bëhen në tregjet e autorizuara ose blerjet direkte nga ferma, tregtimet në hapësira tjera do të pengohen dhe ndëshkohen.
“Në të gjithë vendin janë mbi 50 objekte të aprovuara për therjen e kafshëve, të cilat kanë kapacitete të mjaftueshme për të plotësuar nevojat e qytetareve. Duhet secili ta ndjejmë si obligim qe mos të krijojmë imazhe të prerjes-therjes së kafshëve në hapësira publike, në mënyrë jo humane dhe në kushte jo higjienike”, thekson AUV.