Në Evropianin ‘Gjermani 2024’ sërish do të kemi sfidën mes Italisë dhe Spanjës.
Italia dhe Spanja ndodhen në Grupin B, aty ku është edhe Shqipëria dhe Kroacia.
Ish-portieri i Spanjës, Iker Casillas duke folur për ‘La Gazzetta dello Sport’, ka thënë se dueli mes Italisë dhe Spanjës do të jetë një super klasike.
“Një super klasike! Do të jetë një ndeshje e madhe”, ka thënë Casillas.
Ish-‘gardiani’ spanjoll mendon se as Italia e as Spanja, nuk ka ndonjë yll në skuadër, por sipas tij, të dy skuadrat kanë grup të mirë të lojtarëve.
“Spalletti, ashtu si De la Fuente, nuk kanë ndonjë yll të madh, por kanë grup të mirë të lojtarëve”.
“Ky Kampionat Evropian do të jetë interesantë. Shpresoj se Spanja të jetë fituese”, ka pohuar Casillas.