Inspektorët po vazhdojnë me gjobitjen e qytetarëve, të cilët po hedhin mbeturina në vende jo adekute.
Kjo po bëhet me qëllim të parandalimit të keqpërdorimit të hedhjes së mbeturinave dhe krijimit të një mjedisi më të pastërt.
Inspektorët kanë gjobitur me 200 euro një qytetar i cili ka hedhur nga makina mbeturina të vëllimshme në konteinerë për mbeturina në lagjen Bojanina.
Entela Hyseni, drejtoreshë e Inspekcionit të Komunës së Gjilanit, tha se inspektorët kanë gjobitur palën për hedhjen e mebturinave me 200 euro.
Ajo tregon se, pala nga makina ka hedhur mbeturina të vëllimshme në konteinerë për mbeturina komunale.
“Pas ndërmarrjes së masave inspektuese, është identifikuar automjeti dhe pala, të cilit i është shqiptuar gjoba për hedhje mbeturinash”, tha Entela Hyseni.
Drejtoresha e Inspekcionit, tregon se kohë më parë kanë lëshuar njoftim që ka të bëjë me ndalimin e hedhjes së mbeturinave në hapësirat e përbashkëta, korridore, shkallë, ashensorë e të ngjashme.
“Personat fizikë e juridikë që nuk e respektojnë këtë njoftim, do tê sanksionohen në harmoni me Rregulloren për Shërbime Publike Komunale”, tha Entela Hyseni, drejtoresh e Inspekcionit.