Ish-punëtorët e “Rilindjes”, kanë protestuar në shenjë pakënaqësie për mosrealizimin e takimit me kryetarin e Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimi. Protestuesit i kanë bërë disa kërkesa, e njëra ndër to ishte edhe dhënia e 20 përqindëshit.
Protestuesit, kanë kërkuar që të paguhet pjesa e mbetur e 20 përqindëshit, gjithashtu kërkuan edhe dhënien e pronës prej 5.5 hektarë. Një tjetër kërkesë e tyre ishte edhe prona në Tiranë që sipas tyre është uzurpuar.
“Pagesën e mjeteve të mbetura të 20 përqindëshit dhe pagesë e 20 përqindëshit për 5.5 hektarë truall. Njësia e gazetës “Rilindja” ka edhe një kërkesë për AKP-në që lidhet me pronën tonë në Tiranë, e uzurpuar që nga viti 2005, të na lirohet. Me këtë rast e kemi edhe një kërkesë për AKP-në e ajo lidhet me pagesën e kontributeve për punëtorët e “Rilindjes”, në mënyrë që të marrim pensionin e plote kontributdhënës. Kjo mund të bëhet për faktin se AKP-ja i ka marrë përsipër obligimet e ndërmarrjes”, ka thënë Zeqir Bekolli, organizator.