Në Kuvendin e Kosovës, tre komisione parlamentare kanë paralajmruar aktivitetet.
Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024, pritet të mblidhet në orën 13 e 30.
Në këtë mbledhje anëtarët e këtij komisionit do të diskutojnë për angazhimin e ekspertëve.
Kurse Komisioni për Ekonomi në orën 10:00 mban dëgjim publik mbi Projektligjin për Mbrojtjen e konsumatorit.
Gjithashtu, në orën 10:00, Komisioni për Shëndetësi mban tryezën “99 – Vite funksionim të Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik”.