“Mendoj se jemi gati. I shfrytëzuam mirë ditët për t`u stërvitur. Djemtë duken në formë të mirë”.
Në prag të debutimit në Kampionatin Evropian në shtëpi, trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann është optimist për gjendjen e ekipit të tij.
“Ne jemi pak nervozë, por kjo është një pikë e rëndësishme. Duhet të kemi njëfarë nervozizmi. Një kompliment i madh shkon për mjekun tonë të ekipit, ishin tre ose katër lojtarë që mbërritën të dëmtuar, por tani ata janë në formë. Po pres me padurim sfidën e nesërme”.
Ilkay Gundogan, një nga yjet dhe kapiteni i skuadrës, është në të njëjtën linjë.
“Pres një ndeshje të vështirë. Unë njoh shumë lojtarë nga Premier League. Ata kanë shumë përvojë. Mendoj se mund të jenë të vështirë. Ne nuk duhet t’i nënvlerësojmë, por e dimë gjithashtu se çfarë mund të bëjmë nëse arrijmë potencialin tonë, jam i sigurt që mund të fitojmë nesër”, ka theksuar mesfushori.