Mbrëmë lagjja “Bregu i Diellit” në Prishtinë ishte shndërruar në arnë gjuajtjesh me armë. Krismat e para u dëgjuan rreth orës 21 e 30 minuta ku pas një mosmarrëveshje mes disa personave, njëri nga ta kishte marrë armën AK-47 dhe pasi kishte dalë nga shtëpia kishte shtënë me të.
Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar 19 gëzhoja si dhe gjatë kontrollit të shtëpisë së personit të dyshuar janë gjetur disa fishekë, jelekë ushtarak dhe substanca narkotike.
Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalë edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.
Personi i dyshuar gjendet në kërkim policor. Me urdhër të prokurorit është hapur rast për vrasje në tentativë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe posedim i narkotikëve.