ATK-ja njofton se ka grumbulluar afro 900 milionë euro tatime këtë vit

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se ka grumbulluar 883.6 milionë euro tatime deri më 30 nëntor të vitit 2024, 90.7 milionë më tepër krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. 

ATK-ja ka thënë se është një rritje prej 11.4 për qind. 

Fondi Monetar Ndërkombëtar kishte njoftuar më herët se ATK-ja në 7 nga 8 indikatorët është më lartë se vendet në zhvillim, si dhe në 5 nga 8 indikatorët është mbi mesataren e vendeve të zhvilluara.

Sipas FMN-së, ATK-ja ka bërë progres të dukshëm në krijimin e një sistemi tatimor funksional, forcimin e planifikimit strategjik, menaxhimin e rrezikut të përmbushjes dhe funksionet themelore të administratës tatimore./KSP