Në raportin 24 oresh të Policisë thuhet se një person është arrestuar teksa ishte duke kontrabanduar kafshë me karrocë tërheqëse ,ngarja ka ndodhur në fshatin
Dumnicë, Podujevë 12.03.2025 – 06:50. Nga njësitë policore është ndaluar një karrocë tërheqëse të cilën e ngiste i dyshuari mashkull kosovar, e cila dyshohet se në brendi të Serbisë ishte ngarkuar me kafshë. Në karrocë ishin të ngarkuar dy desh, një dhi, një qengj, 6 paleta pula (rreth 66 copë Pula). Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa malli është marrë nga Dogana dhe është dërguar në terminalin doganor