Një ngarkesë me 42 krerë lopë të gjalla është bllokuar në pikën kufitare të Merdarës, duke shkaktuar shqetësim për pronarin e kompanisë importuese, “Erijoni Group”.Agron Bunjaku, pronari i kompanisë, ka ngritur alarmin për neglizhencën institucionale, e cila, sipas tij, po rrezikon jetën e kafshëve.
Prej orës 11 të natës jemi në pritje që të kryhen analizat nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. I kemi përfunduar të gjitha procedurat dhe po presim që të na lejohet importi i 42 krerëve lopë. Nuk kemi asnjë përgjigje, ndërsa ekziston rreziku që kafshët të ngordhin”, ka deklaruar Bunjaku.
Ai thotë se posedon të gjitha dokumentet e nevojshme që dëshmojnë se kafshët janë të rregullta dhe po kërkon që të lejohet hyrja e tyre në Kosovë për të shmangur humbjet.
Sipas tij, vlera e këtyre kafshëve është mbi 40 mijë euro, ndërsa vonesat e panevojshme po shkaktojnë dëme të mëdha. Deri më tani, institucionet nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje lidhur me këtë çështje./IndeksOnline