Një burrë nga Podujeva tentoi ta godas me kamion veturën e policisë në të cilën gjendeshin tre policë

Një burrë nga Podujeva ka tentuar që ta godas me kamion veturën e policisë, brenda së cilës gjendeshin tre zyrtarë policorë. I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. 

Lidhur me rastin është bastisur shtëpia e të dyshuarit, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar 19 radiolodhje, një karikator i armës AK-47 me një fishekë.  

“Podujevë 02.04.2025-13:54. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, me kamion, ka tentuar të godasë veturën e Policisë, në të cilën gjendeshin tre zyrtarë policorë, e më pas është larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin, është bastisur shtëpia e të dyshuarit, me ç’rast janë gjetur dhe janë konfiskuar 19 radiolidhje, një karikator i armës AK-47 me një fishek”,  thuhet në raportin e policisë.