Sonte luhet superderbi i Champions League Arsenal-Real Madrid

Arsenali dhe Real Madridi do të ndeshen sonte në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Kampioni në fuqi dhe Topçinjtë do të takohet pas 19 vjetësh në një ndeshje zyrtare me njëra-tjetrën.

Pavarësisht se Reali e ka fituar Ligën e Kampionëve 15 herë e Arsenali asnjëherë, këta të fundit kanë bilanc më të mirë të ndërsjellë.

Këto klube janë takuar dy herë në ndeshje me karakter garues, pikërisht në këtë kompeticion.

Të dyja përballjet kishin ardhur në sezonin 2005-06, ku Arsenali e kishte fituar njërën lojë, 1:0, ndërkaq tjetra kishte përfunduar baras, 0:0.

Ky takim fillon nga ora 21:00