Mbrëmë rreth orës 23:00, në rrugën “Ali Ajeti” në Podujevë, është arrestuar një person i dyshuar për organizim të skemave piramidale.
Pjesë e aksionit policor ka qenë edhe kontrolli i lokacionit, ku janë gjetur dhe sekuestruar: një shtëpizë kompjuteri,një lap top, një shumë parashë etj.
Personi i arresuar E.M. (mashkull) me autorizim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me prokurorin e shtetit po vazhdojnë veprimet e nevojshme procedurale.