Vetëvendosje kishte shumicën, por vendosi të mos e hedhë në votim raportin për mandate (Dokument)

Gazeta Express ka siguruar skenarin për vazhdimin e sotëm të seancës konstituive të Kuvendit, e cila u ndërpre të martën.

Në të thuhet se punimet e seancës “vazhdojnë”, ndërsa ato janë aktualisht janë ndalur, pasi kryesuesi i saj, deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari i thirri përfaqësuesit e partive politike në një sallë tjetër për “konsultime se si do të vazhdohet tutje” për shkak që, siç tha “të mos bëjmë ndonjë shkelje procedurale, ligjore ose kushtetuese”.

Kjo që ai tha se e ndien “më se të nevojshme” nuk parashihet në skenar.

Sipas skenarit, kryesuesi i lutë deputetët të votojnë për raportin e komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve.