Mesfushori i Real Madridit Eduardo Camavinga, u lëndua në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Getafes.
Duket se ky lëndim i francezit është më serioz se që pritej.
Siç raportohet në disa media, ai është diagnostikuar me një çarje të plotë të tendinit ngjitës të majtë.
22-vjeçari, do ta humb ndeshjen finale të Copa del Rey ndaj Barcelonës, e cila zhvillohet ditën e shtune. Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti.
Por, kjo nuk është e tëra, pasi sezoni për Eduaardo Camavinga tashmë ka përfunduar, transmeton Klankosova.tv.
Ai do të jetë jashtë fushave për disa muaj dhe gjithashtu pritet të mungojë edhe në Kupën e Botës për Klube.