Shtetasit e Kosovës nga tani mund të udhëtojnë pa viza në Malajzi

Qytetarët e Republikës së Kosovës mund të udhëtojnë tash e tutje pa vizë edhe në Malajzi.

Kështu ka bërë me dije Ministria e Punëve të Jashtme, transmeton Klankosova.tv.

Udhëtimet atje mund të realizohen për një periudhë që nuk e tejkalon qëndrimin prej tridhjetë (30) ditësh.