Një 16-vjeçar mbrëm debuton me Chelsean në Conference League

Chelsea e ka mposhtur në udhëtim skuadrën e Djurgardenit, në ndeshjen e parë gjysëmfinale të Conference League, me rezultat 4-1.

Duke e pasur komoditetin, trajneri i bluve, Enzo Maresca ia ka dhënë mundësinë që të debutojë talentit, Reggie Walsh.

Mesfushori 16-vjeçar u inkuadrua në lojë në minutën e 88-të, duke e zëvendësuar Tyrique George.