Agim Deshishku dënohet me burg për mashtrimin e zyrtarëve të AKP-së

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda ka shpallur Aktgjykimin  kundër të akuzuarve N.O, B.SH, SH.LL, N.A,  M.Y, A.K dhe  A.K se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit  zyrtar, si dhe kundër të akuzuarit A.D për veprat penale Mashtrimi në vazhdimësi, Legalizimi i përmbajtjes së rreme dhe veprës penale Shmangie nga tatimi.

Image result for salla e gjyqit

Gjykata ka marr aktvendim dhe të akuzuarit  N.O, B.SH, SH.LL, N.A,  M.Y, A.K dhe  A.K janë liruar nga akuza se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit  zyrtar.

I akuzuari A.D është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 1(një) viti  e 8 (tetë) muaj  dhe dënim me gjobë në shumë prej 10.000 euro (dhjetëmijë euro)  për veprat penale Mashtrimi në vazhdimësi nga neni 261 par.2 lidhur me par. l të KPK-së dhe Shmangie nga tatimi nga neni 249 par.l2 të KPK-së, ndërsa është liruar nga akuza për veprën penale legalizimi i përmbajtjes së rreme në vazhdimësi nga neni 403 par.2 lidhur me par të KPRK-së.

I akuzuari A.D obligohet që Administratës Tatimore të Kosovës ti kompensoj dëmin në shumë prej 53.807.46 €, në afat prej 30 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, ndërsa për pjesën tjetër e dëmtuara udhëzohet në kontest civil.

E dëmtuara AKM, për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest civil.

Të akuzuarit janë akuzuar nga Prokuroria se në cilësinë e personave zyrtarë kanë shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, me veprim apo mosveprim dhe kanë tejkaluar kompetencat e tyre, me qellim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë për vete apo personin tjetër.

Palët kanë të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit të Kosovës.