Sigal Prishtina është bërë me kryetar të ri, edhe pse të përkohshëm.
Blerand Stavileci është rikthyer në krye të klubit më të madh të basketbollit në vend.
Kryetari i suksesshëm i Bardhekaltërve do ta pasojë kryetarin e dorëhequr, Burim Maraj, i cili njoftoi dje për vendimin e marrë për shkak të angazhimeve të tjera që i ka, shkruan “Gazeta Express”.
E ndërkohë, me vendim unanim, prishtinasit e kanë emëruar Stavilecin si ushtrues detyre të kryetarit të klubit.