![63rd Annual GRAMMY Awards – Arrivals](http://www.radio-vizioni.com/wp-content/uploads/2022/11/dua-lipa-696x464.jpg)
Në 110-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, do të mbajë koncert në Tiranë.
Lajmi është bërë i ditur nga Erion Veliaj, i cili ka shpërndarë një video ku Dua njofton se do të mbajë koncert.
“Jam shumë e emocionuar të njoftoj se shfaqja e fundit e Future Nostalgia do të mbahet në Tiranë, Shqipëri më 28 nëntor. Mezi po pres me iu pa me 28 nëntor për Ditën e Flamurit dhe 110 vjetorin e Pavarësisë. Ju dua shumë!”, ka thënë Dua.
“Super LAJM! Dua Lipa, SUPER DIVA, do të na nderojë me një SUPER koncert në Tiranë! Eja të festojmë së bashku 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë!”, ka shkruar Veliaj.