Kërcënohet polici në Podujevë – kjo është arsyeja

Një zyrtar policor është kanosur nga në person dje në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, raporton Llapi.info.

Rastin e ka konfirmuar vetë Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, ku është bërë e ditur se i njëjti ka ndodhur rreth orës 15:00.

“Rr. Zahir Pajaziti, Podujeve 15.11.2022-15:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj personit zyrtar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar PK.

Ani pse policia s’e ka bërë të ditur as pozitën e zyrtarit, por as arsyen, Llapi.info mëson se rasti ka ndodhur tek pasi zyrtari policor i ka shqiptuar gjobë në trafik të dyshuarit./Llapi.info