Një rast jo fort i zakonshëm ka ndodhur në Studenqan të Suharekës.
Në Platformën “ Lajmëro Policinë” policia është informuar se i dyshuari kanos viktimën gruan e tij dhe e mban me forcë në shtëpi, ai ia kishte marr kartelën bankare dhe dokumentet e udhëtimit të shoqes dhe fëmijëve dhe nuk e lejonte që ajo të udhëtonte për në Suedi, ku viktima me familjen e saj jetonte që një kohë, deri para katër muajve.
Policia i është përgjigjur informacionit dhe rreth orës 16:20 ka shoqëruar për në Stacionin Policor të dyshuarin dhe viktimën së bashku me dy fëmijët e saj.
Është intervistuar viktima e cila deklaroi se i dyshuari po e fyente me fjale ofendues, po e izolonte dhe po e kanoste “kam me te vra , kam me te mbyt”, sipas viktimës i dyshuari ia kishte marr kartelën e bankës dhe dokumentin e nënshtetësisë se djalit te tyre dhe nuk po e lejonte që të shkoj në Suedi.
Policia është konsultuar me prokurorin kujdestar dhe me urdhër të tij është iniciuar rast “Kanosje-Dhunë në familje”, i dyshuari ndalohet për 48 ore, ndërsa viktima dhe fëmijët e saj janë marr në përkujdesje nga Qendra për Punë Sociale./Indeksonline/