Sot mblidhen dy komisione të Kuvendit

Sot do të mbajnë mbledhje dy komisione të Kuvendit të Kosovës.

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, do të ketë takim e kryetarin e Odës së mjekëve. Në këtë takim do të diskutohet për punën dhe sfidat e Odës së Mjekëve.

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, sot bën shqyrtimin e raportit Vjetor të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2021, shqyrtimin e raportit Vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik për vitin 2021 dhe shqyrtimin e raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për nëntëmujorin e vitit 2022.