Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, në Komisionin Hetimor për Energji ka folur për herë të parë në lidhje me aferën në të cilën dyshohet se është përfshirë.
Berishaj i ka quajtur shpifje raportimet për përfshirje të tij në skandal financiar, derisa ka pranuar se ka qenë këshilltar në kompaninë GEN e cila merret me tregtim të energjisë.
Berisha në Komision është pyetur nga Abelard Tahiri i PDK-së, i cili është anëtar i këtij komisioni, nëse mjetet që kanë përfunduar në kompaninë e tij nga kompania GEN, i ka investuar në fushatën parazgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai ka mohuar një gjë të tillë.
“Me përgjegjësi morale, juridike e si person, ato mjete nuk kanë përfunduar as te kryeministri Kurti, as te Krasniqi, as te Abdixhiku, as te Haradinaj.
Asnjë mjet nuk ka përfunduar as në Slloveni për të cilën do të përgjigjet zotëria që ka folur ashtu, as në Kosovë. Po të kisha mundësi u kisha ndihmuar veteranëve të luftës”, u shpreh Berishaj./Reporteri