Edhe sot ministri Murati foli vetëm për të kaluarën dhe opozitën

Edhe sot ministri Murati foli vetëm për të kaluarën dhe opozitën

Në Kuvendin e Kosovës sot pati diskutime të shumta.

Në këtë seancë deputetët janë mbledhur për të shqyrtuar në lexim të parë, Projektligjin për Buxhetin e Kosovës për vitin 2023.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, gjatë deklarimit të tij ka kritikuar opozitën duke thënë se edhe kur gënjejnë janë duarngrirë.

“Ne kemi të drejtë ta kthejmë pasqyrën nga ju se çka keni bërë kur keni qenë në pushtet”,tha Murati

Ministri vazhdoi të flasë për të kaluarën, derisa në seancë po flitej saktësisht për të ardhmen e këtij buxheti.

“Keni premtuar pagë mesatare një mijë euro, por kur erdhët vetë i rritet pagat 100 për qind. Tash ishit takuar me sindikatat edhe iu kishit premtuar rritje page për 30 për qind”,shtoi ai.

“Edhe me rrena ishit dorështrënguar, bile rreni mirë thoni 50 për qind e jo 30 për qind”