Festivali i Teatrit Shqiptar – MOISIU i bashkë-organizuar nga Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri Shqiptar në Shkup, Teatri Kombëtar i Shqipërisë dhe Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” u hap mbrëmë.
Nga 16 e deri me 27 nëntor 2022, çdo natë nga ora 19:00 në Teatrin Shqiptar në Shkup do të paraqiten produksionet teatrore nga Prishtina, Tirana, Shkupi, Ferizaji, Shkodra, Tetova, Prizreni, Korça, Gostivari e Presheva!
Mbështetur nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë dhe Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Festivali i Teatrit Shqiptar – MOISIU do të organizohet çdo nëntor në rotacion: Shkup, Tiranë, Prishtinë!