Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti vazhdon të jetë me zë kritik ndaj Qeverisë Kurti.
Hoti ka thënë se kryeministri Kurti po rri më shumë jashtë vendit se sa në Kosovë, ndërsa drejtorin e Policisë dhe të Operacionit po i dërgon te shefi i EULEX-it për tu koordinuar për çështje të sigurisë.
“SHBA-ja iu anuloi vizitat ministrave për shkak të gjendjes në vend. Ndërsa, Kryeministri, për t’i dhënë mesazh SHBA-së, rri më shumë jashtë se në Kosovë.
Vendimin për targat nuk e ndryshon sipas kërkesës së SHBA-së, se jemi vend sovran.
Por Drejtorin e Policisë dhe Drejtorin e Operacioneve i dërgon te Shefi i EULEX-it për tu koordinuar për çështje të sigurisë?!” shkruan Hoti në reagim./Indeksonline/